
Përndjekja në Shqipëri i kushton me pezullim, SHSKUK-ja merr vendim për psikiatrin
Aktuale
September 30, 2025 - 15:41
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka marrë vendim të pezullohet nga detyra Behar Kamberi, mjeku psikiatër që u akuzua për përndjekjen e moderatores sportive, Albana Bejko.
Kjo është bërë e ditur nga Durim Elshani, anëtar i kabinetit të ministrit të Shëndetësisë, i cili tha se vendimi ka hyrë në fuqi dje.
“Pas arrestimit të psikiatrit Behar Kamberi në Shqipëri, SHSKUK-ja ka marrë vendim për pezullimin e tij nga detyra”.
“Vendimi ka hyrë në fuqi më 29 shtator 2025 dhe mbetet në fuqi deri në përfundim të procedurave ligjore”, shkroi ai.