Njoftim i rëndësishëm nga MPB-ja për të gjithë qytetarët që ua mësyjnë vendeve të BE-së
Foto: Laura Hasani

Njoftim i rëndësishëm nga MPB-ja për të gjithë qytetarët që ua mësyjnë vendeve të BE-së

Aktuale September 30, 2025 - 15:31

Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët e Kosovës se nga data 12 tetor 2025 do të nisë zbatimi i Sistemit të Hyrje/Daljes (Entry/Exit System – EES), në disa pika kufitare kryesore të Bashkimit Evropian.

Gjatë gjashtë muajve të ardhshëm ky sistem do të nisë së zbatuari gradualisht në të gjitha pikat kufitare të BE-së.

“Entry/Exit System – EES është një sistem biometrik, i cili regjistron hyrjet dhe daljet e shtetasve të vendeve joanëtare të BE-së, duke mbledhur të dhëna: si shenjat e gishtërinjve dhe fotografi. Ky sistem synon përshpejtimin e kontrolleve kufitare dhe eliminimin e vulave në pasaportë. Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të monitorojë dhe informojë qytetarët për zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë proces”, thuhet në njoftim. /Zëri