Covey: S’e kam parë asnjëherë Thaçin duke pasur kompetencë ose ndikim të përnjëmendtë mbi UÇK-në

Covey: S’e kam parë asnjëherë Thaçin duke pasur kompetencë ose ndikim të përnjëmendtë mbi UÇK-në

Aktuale September 30, 2025 - 10:23

Në Dhomat e Specializuara në Hagë është duke dhënë dëshminë Jock Covey, në mbrojtje të Hashim Thaçit, shkruan Zeri.info.

Ai është duke u marrë në pyetje nga avokati i Thaçit, Luka Misetiq, rreth disa dëshmive që i ka dhënë Covey.

Përmes këtyre, dëshmive, por edhe pyetjeve të tanishme gjatë seancës, Covey e ripërsëriti që asnjëherë nuk e ka parë që Thaçi ka pasur ndikim direkt mbi UÇK-në.

Më poshtë “Zëri” jua sjell një pjesë të dëshmisë së tij:

Pyetje (Misetiq): Unë nuk e kam parë asnjë herë zotëri Thaçin që ka pasur kompetencë ose ndikim të përnjëmend mbi UÇK-në. Ky konstatim mbështetur jo vetëm në raporte nga burime shumë të besueshme, por edhe nga fakti se kam parë me sytë e mi izolimin e Thaçit në praninë e personave të fortë të UÇK-së, personave të cilët kishin vërtet kompetencë në UÇK. Në shënimin përgatitor numër 1, në paragrafin 10, ju thoni që këto burime shumë të besuara përfshijnë edhe gjeneralin Sir Mike Jackson. A ju kujtohet kjo, dëshmitar?

Përgjigje (Covey): Po.

Pyetje: Në paragrafin 61 dhe 62 të dëshmisë tuaj, juve diskutoni një takim në shtator të ’99-s, ku gjenerali Clark fluturoi në drejtim të Kosovës për të përdorur autoritetin e vet, për të ndihmuar, për të bindur komandantët rajonal të UÇK-së për t’u pajtuar me plotësimin e kërkesave për demilitarizim të UÇK-së. A ju kujtohet kjo, dëshmitar?

Përgjigje: Po, më kujtohet.

Pyetje: Në paragrafin 62 ju thoni se kjo ishte hera e parë që ju dhe zotëri Kouchner e shikonit zotëri Thaçin me komandantët e zonave në të njëjtën hapësirë. A ju kujtohet kjo, dëshmitar?

Përgjigje: Po, më kujtohet. /Zëri