
Sot protestohet, kërkohet lirimi i ish-policit Arbnor Spahiu nga paraburgimi në Serbi
Aktuale
September 30, 2025 - 08:07
Sot me fillim nga ora 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, do të mbahet një protestë paqësore në mbështetje të ish-policit Arbnor Spahiu.
Kërkesa e vetme e kësaj proteste është lirimi i tij nga paraburgimi në Serbi, ku po mbahet tash e katër muaj.
Në njoftimin e familjes Spahiu thuhet se kjo protestë ka për qëllim t’u bëjë thirrje institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare që të ngrenë zërin kundër padrejtësisë.
