
Rama ftohet në SHBA nga gjenerali Timothy Orr, premtohet bashkëpunim i mëtejshëm
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është ftuar që më 30 tetor të shkojë në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kështu ka bërë të ditur ai në një video me gjeneralin e njohur amerikan, Timothy Orr.
Rama e ka falënderuar gjeneralin amerikan për kontributin në arsim.
“Jam këtu me gjeneralin Orr, mirë se vini në Prishtinë. Kënaqësi të jem këtu në AUK. Faleminderit për gjithçka që bëni për ne, për kontributin tuaj, për ta çuar përpara sistemin arsimor. Dhe kështu mezi pres të vij dhe të vizitoj në Iowa”, tha Rama.
E gjenerali Orr u zotua për vazhdim të bashkëpunimit me kryetarin Rama.
“Jeni të mirëseardhur. Jemi të entuziazmuar të vazhdojmë partneritetin tonë. Dhe shpresojmë vetëm që të iu sjellim në USA, në Des Moines, dhe me të vërtetë të ulemi me qytetin internacional simotër, dhe të diskutojmë si mund të ecim tutje”, tha Orr.
Rama në anën tjetër theksoi se ftesa për vizitë është për 30 tetor, andaj ai duhet të fitojë qysh në raundin e parë të zgjedhjeve.
“Po e kuptoj që kam ftesë për 30 tetor për disa fonde, kështu që duhet të fitoj më 12 tetor që të vij”, tha Rama.