
Punime në rrjetin e ujësjellësit në Skenderaj, ndërpritet furnizimi me ujë
Aktuale
September 29, 2025 - 09:32
Kompania rajonale e ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se disa zona të Skenderajt do të mbeten pa furnizim me ujë të pijshëm, për shkak të defekteve në rrjetin e ujësjellësit.
Sipas njoftimit, ndërprerja ka prekur fshatin Klinë e Mesme dhe në Lagjen 2 në rrugën “Abaz Thaçi”.
Ekipet teknike janë duke punuar për sanimin e defekteve, pas të cilit pritet rikthimi i furnizimit.
KRU “Mitrovica” u ka kërkuar mirëkuptim konsumatorëve deri në përfundimin e punimeve.