
Avni Arifi: Kosova ka përjetuar regres të jashtëzakonshëm në diplomaci
Ish-kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, ka folur lidhur me situatën aktuale të diplomacisë kosovare, duke e cilësuar si regresin më të thellë në dekada dhe duke kritikuar udhëheqësit shtetërorë për prishjen e marrëdhënieve ndërkombëtare të ndërtuara me mund të madh ndër vite.
“Kosova ka një regres të jashtëzakonshëm në diplomaci. E pabesueshme sa ura të ndërtuara me shumë mund përgjatë shumë viteve këta njerëz i kanë shkatërruar”, deklaroi Arifi për FrontOnline.
Ai theksoi se përfaqësuesit ndërkombëtarë shmangin takimet me kryeministrin dhe ministren e Jashtme të Kosovës, përveç rasteve kur janë të detyruar për arsye zyrtare.
“Askush nuk don ta takojë as kryeministrin, as ministren e Jashtme, përveç në situatat kur s’kanë çare”, shtoi ai.