OVL UÇK-ja do të mbajë konferencë në Tiranë, thirrje publike “Liri për çlirimtarët”
Foto: Laura Hasani

OVL UÇK-ja do të mbajë konferencë në Tiranë, thirrje publike “Liri për çlirimtarët”

Aktuale September 29, 2025 - 07:58

Organizata e Veteranëve të Luftës e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) do të mbajë një konferencë për media sot, në orën 12:00, në ambientet e hotelit “Tirana”, në kryeqytetin e Shqipërisë.

Detajet rreth temës që do të trajtohet në këtë konferencë nuk janë bërë publike paraprakisht.

Megjithatë, kjo ngjarje vjen në një kohë kur rrugët e Tiranës janë mbushur me billborde dhe pankarta mbështetëse për ish-krerët e UÇK-së, që po përballen me gjykimin në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Nëpër qytet, kanë dominuar thirrjet “Liri për çlirimtarët”, të shoqëruara me fotografitë e ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Këto veprime simbolike janë parë si pjesë e një fushate në mbështetje të ish-krerëve të luftës, të cilët përkrahësit e tyre i konsiderojnë si çlirimtarë që po mbahen padrejtësisht në paraburgim.

Image