
Kongresisti amerikan pas takimi me Kurtin, vlerëson arritjet e Kosovës
Aktuale
September 29, 2025 - 00:00
Kongresisti amerikan, George Latimer, ka folur pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke vlerësuar përparimet e vendit në fushën e zhvillimit dhe ruajtjes së parimeve demokratike.
Latimer theksoi se Kosova, si një shtet i ri, ka bërë hapa të rëndësishëm në përmirësimin e standardeve të jetesës dhe se roli i saj si aleat i Amerikës është kyç për të ruajtur paqen, prosperitetin dhe demokracinë, jo vetëm në rajon, por edhe në arenën ndërkombëtare.
Kongresisti shtoi se forcimi i lidhjeve midis SHBA-së dhe Kosovës përbën një strategji të rëndësishme për stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.