Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme
Foto: Laura Hasani

Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme

Aktuale September 28, 2025 - 20:57

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të mbajë mot me diell, vranësira, dhe reshje shiu.

Sipas IHMK-së, temperatura minimale do të jetë një gradë celsius, kurse ajo maksimale do të jetë 18 gradë celsius.

Moti i plotë për pesë ditët e javës së ardhshme:

E hënë

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara nga dita e enjte parashihen riga shiu.

Temperaturat minimale: 5-9°C.

Temperaturat maksimale: 15-18.

Era kryesisht nga jugperëndimi e lehte deri mesatare.

E martë

Moti me diell dhe vranësira të pjesshme.

Temperaturat minimale: 5-7°C.

Temperaturat maksimale: 15-18°C.

Era nga perëndimi, 1–3 m/s.

E mërkurë

Moti kryesisht i vranët .

Temperaturat minimale: 4-7°C.

Temperaturat maksimale: 11-15°C.

Era kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë deri mesatare.

E enjte

Mot i vranët dhe me kushte për reshje shiu.

Temperaturat minimale: 1-3°C.

Temperaturat maksimale: 7-12°C.

Era: nga verilindja, 1-7 m/s.

E premte

Mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Temperaturat minimale: 1-4°C.

Temperaturat maksimale: 5-9°C.

Era e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.