
Hapen për qarkullim të gjitha rrugët në Prishtinë
Aktuale
September 28, 2025 - 15:59
Trafiku Urban Prishtinë ka njoftuar të gjithë qytetarët se Maratona Ndërkombëtare “Prishtina 2025” ka përfunduar dhe rrugët janë hapur për qarkullim.
Në njoftimin e Trafikut Urban bëhet e ditur se nga ky moment, të gjitha linjat e trafikut do të funksionojnë sipas itinerarit dhe orarit të zakonshëm.
“Ju njoftojmë se Maratona Ndërkombëtare “Prishtina 2025” ka përfunduar dhe rrugët janë hapur për qarkullim normal. Nga ky moment, të gjitha linjat e Trafikut Urban do të operojnë sipas itinerarit të rregullt dhe orarit të zakonshëm. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë kohës së garës”, bëhet e ditur një njoftimin e Trafikut Urban.