Moti për nesër me reshje shiu, maksimalja 16 gradë Celsius
Foto: Laura Hasani

Moti për nesër me reshje shiu, maksimalja 16 gradë Celsius

Aktuale September 27, 2025 - 23:06

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër vendi do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta dhe reshjeve të shiut me intensitet mesatar deri të lartë.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se rajonet veriore dhe veriperëndimore pritet të kenë reshje më të pakta, ndërsa në pjesët e tjera të territorit reshjet do të jenë më të theksuara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 12-16°C.