
Në pritjen e Trumpit, Osmani zhvillon biseda “përmbajtësore” me liderë botërorë “për interesin e Kosovës”
Aktuale
September 27, 2025 - 21:56
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në një pritje të organizuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, në New York.
Gjatë qëndrimit të saj, Osmani ka publikuar fotografi nga takimet me krerë shtetesh dhe zyrtarë të lartë ndërkombëtarë.
Një nga takimet më të veçanta ishte ai me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.
“Në pritjen e Presidentit Trump në New York, krah liderëve të tjerë botërorë – diskutime të rëndësishme në interes të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve tanë!”, ka shkruar Osmani.