
KFOR-i njofton për takimin lamtumirës të Barduanit me shefin e ushtrisë serbe në Beograd – detaje
KFOR-i ka njoftuar për vizitën lamtumirëse që komandanti i këtij misioni, Enrico Barduani, i ka bërë Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe, Gjeneral Milan Mojsiloviq në Beograd.
Në njoftimin e KFOR-it, shtohet se të dy ata kanë ndarë vlerësimet e tyre mbi situatën e sigurisë në rajon.
Po ashtu, shtohet se ata kanë shqyrtuar edhe zhvillimet gjatë vitit të kaluar duke riafirmuar rëndësinë e ndërveprimit të rregullt dhe komunikimit të bazuar në besim për të ruajtur një mjedis të sigurt.
‘‘Vlen të përmendet se Komandanti i KFOR-it e falënderoi ngrohtësisht Gjeneral Mojsilovië për angazhimin e tij për bashkëpunim të vazhdueshëm për stabilitetin rajonal, duke theksuar se uniteti i përpjekjeve, koordinimi dhe respekti i ndërsjellë janë thelbësore për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në të gjithë Ballkanin Perëndimor’’, thuhet mes tjerash në njoftim.
Njoftimi:
Sot, Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, i bëri vizitën e tij të lamtumirës Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe, Gjeneral Milan Mojsilovië, në Beograd.
Të dy Gjeneralët ndanë vlerësimet e tyre mbi situatën e sigurisë në rajon, duke shqyrtuar zhvillimet e saj gjatë vitit të kaluar dhe duke riafirmuar rëndësinë e ndërveprimit të rregullt dhe komunikimit të bazuar në besim për të ruajtur një mjedis të sigurt.
Vlen të përmendet se Komandanti i KFOR-it e falënderoi ngrohtësisht Gjeneral Mojsilovië për angazhimin e tij për bashkëpunim të vazhdueshëm për stabilitetin rajonal, duke theksuar se uniteti i përpjekjeve, koordinimi dhe respekti i ndërsjellë janë thelbësore për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.