
Përparim Rama: Për herë të parë, mbi 3 mijë familje kanë qasje falas në trajnime të ndryshme
Aktuale
September 26, 2025 - 18:53
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë lajmin e mirë.
Rama përmes një video në rrjetin social Facebook, ka thënë se mbi 3 mijë familje kanë qasje falas në trajnime. Ato përfshijnë klasa për nëna, kujdes në grup e vizita të rregullta.
“Për herë të parë në kryeqytet, më shumë se 3 mijë familje kanë qasje në trajnime falas. Klasat për nëna, kujdes në grup dhe vizita të rregullta nga profesionistë në shtëpi”, tha Rama.
I pari i kryeqytetit theksoi se Prishtina po krijoj brez të ri prindërish të përgatitur, e fëmijë të rritur mirë.
“Po krijojmë brez të ri prindërish të përgatitur dhe fëmijë të rritur mirë. Prishtina përtej improvizimit”, tha Përparim Rama.