
Osmani takohet me presidentin e Senegalit: Partneriteti mes dy vendeve, shembull i miqësisë
Aktuale
September 26, 2025 - 12:18
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Senegalit, Bassirou Diomaye Faye.
Osmani ka shkruar se me presidentin e Senegalit zhvilluan një takim në New York për të diskutuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha strategjike.
“Partneriteti ynë i qëndrueshëm përbën një shembull të miqësisë dhe bashkëpunimit, të cilin do të vazhdojmë ta forcojmë”, shkroi Osmani në Facebook. /Zëri