Kurti takohet me kryediplomatin e Omanit, e fton për vizitë në Kosovë

Kurti takohet me kryediplomatin e Omanit, e fton për vizitë në Kosovë

Aktuale September 26, 2025 - 09:48

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, së bashku me ministren në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, takuan në New York ministrin e Jashtëm të Sulltanatit të Omanit, Sayyid Badr bin Hamad bin Hamood Al Busaidi.

Kosova dhe Omani kanë raporte konstruktive, ndonëse nuk kanë marrëdhënie formale diplomatike.

“Kurti shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin dhe mbështetjen e Omanit ndaj vendit tonë në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Ai e njoftoi për progresin ekonomik e demokratik në Kosovë dhe për mundësitë që ofron për investitorë të huaj. Më tej, ai u shpreh i bindur në potencialin dhe përfitimet dypalëshe në fusha si, partneriteti ekonomik e tregtar, bashkëpunimi kulturor e artistik, arsimi e turizmi”, thuhet në komunikatën për media nga Zyra e Kryeministrit.

Kryeministri ftoi ministrin Al Busaidi, bashkë me një delegacion të nivelit të lartë, për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, për të parë e për të hulumtuar mundësitë e reja të bashkëpunimit, që do të thellonin mirëkuptimin ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë. /Zëri

Image