Sot mot i vranët dhe me mundësi reshjesh shiu e shkarkime rrufesh
Aktuale
September 26, 2025 - 08:05
Sot pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurtra me diell. Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, njofton IHMK-ja.
Temperaturat minimale: 8-12° C.
Temperaturat maksimale: 19-22° C.
Era: e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperëndimit. /Zëri