
Rama: Liburn Aliu tha se Hekuran Murati po i bllokon qëllimisht projektet për Prishtinën
Aktuale
September 25, 2025 - 21:37
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka zbuluar detaje nga bllokada që sipas tij, ia ka bërë niveli qendror.
Rama ka thënë se Liburn Aliu i ka treguar se si ministri Hekuran Murati kishte thënë “pse me i ndihmu Ramës”.
“Me ish-ministrin Liburn Aliu e kam pyetur pse nuk po e nënshkruan ministri i Financave, më ka thënë ai nuk po do me shty përpara, se po thotë që këto janë, pse me i ndihmu Përparim Ramës. Po i kam thënë, atij ia kam lanë fajin, kam mendu që ai, nuk ka qenë ai, ka qenë Hekuran Murati që e ka blloku”, tha Rama në Klan Kosovës.