
Osmani: Kosova, vendi më pro-evropian e më i sigurt në Evropë
Aktuale
September 25, 2025 - 17:51
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dje është pritur në takim të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Kaja Kallas.
E para e vendit ka thënë se Kosova është vendi më pro-evropian e më i sigurta në Evropë.
Tutje ajo ka thënë se Kosova do të vazhdon të punojë me përkushtim drejt integrimit në BE.
“Dje, në takimin tradicional të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, për përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor. Kosova, vendi më pro-evropian e më i sigurtë në Evropë, do të vazhdojë të punojë me përkushtim drejt integrimit në BE, në linjëzim të plotë me politikat e BE-së”, ka shkruar presidentja.