
Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani gjatë takimit me Gallagherin
Aktuale
September 25, 2025 - 16:23
Presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka takuar sot në Neë York, Sekretarin për Marrëdhënie me Shtetet të Selisë së Shenjtë, Kryeipeshkvin Paul Gallagher.
Osmani ka theksuar përkushtimin e Kosovës për të thelluar bashkëpunimin me Selinë e Shenjtë, duke kërkuar njohjen e pavarësisë nga Vatikani, transmeton Zeri.info.
“ Pas hapjes së Misionit tonë në Vatikan, theksova përkushtimin tonë për marrëdhënie edhe më të ngushta dhe të qëndrueshme me Selinë e Shenjtë”
“Po ashtu, shpreha shpresën që nën udhëheqjen e Papës Leo XIV të bëhen hapa të mëtejshëm drejt njohjes së plotë të pavarësisë së Kosovës, si dhe përsërita ftesën për Papën Leo që të vizitojë Kosovën”, ka shkruar Osmani pas takimit. /Zëri