Ushtarët turq të KFOR-it patrullojnë në territorin e Kosovës në kufi me Serbinë
Foto: Facebook

Ushtarët turq të KFOR-it patrullojnë në territorin e Kosovës në kufi me Serbinë

Aktuale September 25, 2025 - 11:18

Ushtarët turq të KFOR-it kanë kryer patrullim të përbashkët me personelin e Gardës Skoceze të Britanisë së Madhe të vendosur në Kosovë.

Sipas KFOR-it, aktivitete të tilla mbajnë prani të dukshme dhe të paanshme, rrisin ndërgjegjësimin situativ dhe mbështesin sigurinë e përgjithshme në rajon.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Sundimit të Ligjit të Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftim.

Sipas fotografive, ushtarët turq të KFOR-it shihen në afërsi të pikës kufitare Dheu i Bardhë si dhe në afërsi të fshatit Muhoc, fshat ky në malësi të Bujanocit. /Zëri