Aktgjykimi i shkallës së parë për Thaçin dhe të tjerët do të shpallet vitin tjetër

Aktgjykimi i shkallës së parë për Thaçin dhe të tjerët do të shpallet vitin tjetër

Aktuale September 25, 2025 - 07:58

Prokurori i specializuar ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit për Hashim Thaçin, në rastin e katërshes. Për ta mbështetur këtë arsyetim, thuhet se ekziston dyshimi se Thaçi ka kryer vepra penale, që bien në juridiksionin e Dhomave të Specializuara.

Ndërkohë, lidhur me këtë çështje gjyqësore, zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës, në Hagë, Michael Doyle, në një intervistë për RTK-në, u shpreh për disa procese që lidhen me këtë rast.

Mes të tjerash, ai nënvizoi periudhën e përafërt kur pritet shpallja e aktgjykimit të shkallës së parë.

“Siç e kam përmendur më herët ekziston një datë e synuar e caktuar nga Gjykata për fjalët përfundimtare para pushimit me 22 dhjetor, atëherë fillojnë edhe afatet tjera kur do të jenë edhe deklaratat përmbyllëse e pas tyre gjykatësit kanë tre muaj kohë për të lënë gjykimin nëse nuk ndodhë ndonjë rrethanë e jashtëzakonshme”, ka thënë Doyle.