
Bien temperaturat, ky është parashikimi i motit për sot
Aktuale
September 25, 2025 - 07:55
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, shkruan Zeri.info.
IHMK-ja bën të ditur se vranësirat gjatë pjesës së dytë parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu.
Gjatë ditës së sotme temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 e 12 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale do të arrijnë në 23 e 25 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 9 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:
