Ambasada e Frances për rastin e Banjskës: Autorët të dalin para drejtësisë
Foto: Laura Hasani

Ambasada e Frances për rastin e Banjskës: Autorët të dalin para drejtësisë

Aktuale September 24, 2025 - 19:55

Ambasada e Francës në Kosovë ka reaguar në dyvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Ambasada franceze kërkon që autorët të dalin para drejtësisë.

“Dy vjet pas sulmit kriminal në Banjskë, që ia mori jetën rreshterit Afrim Bunjaku, mendimet tona janë me familjen e tij”.

“Franca vazhdon të bëjë thirrje që autorët e këtij sulmi vdekjeprurës të sillen para drejtësisë”, thuhet në postimin e Ambasadës.