Osmani: Afrim Bunjaku ra hero në Banjskë, duke mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e Kosovës
Foto: Laura Hasani

Osmani: Afrim Bunjaku ra hero në Banjskë, duke mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e Kosovës

Aktuale September 24, 2025 - 14:22

Presidentja Vjosa Osmani, në dyvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë, ka kujtuar vrasjen e policit Afrim Bunjaku, për të cilin tha se ra hero në Banjskë duke mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e Kosovës.

Osmani tha se ngjarja e shtatorit të para dy viteve kujton se liria kërkon sakrificë, por shtoi se asnjë sulm nga Serbia s’e “ndal të vërtetën” që Kosova është shtet sovran dhe i lirë.

“24 shtatori na kujton se liria kërkon sakrificë, por edhe se Kosova është e pathyeshme. Asnjë sulm terrorist e agresion nga Serbia nuk mund ta ndalë të vërtetën. Kosova shtet sovran, i lirë e i pandashëm do të mbetet realitet i pakthyeshëm e i përjetshëm. Lavdi e përjetshme heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku!”, shkroi Osmani në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook.