Sindikata e Policisë në dyvjetorin e rënies së Afrim Bunjakut: Sakrifica e tij mbetet përjetësisht dëshmi e trimërisë

Sindikata e Policisë në dyvjetorin e rënies së Afrim Bunjakut: Sakrifica e tij mbetet përjetësisht dëshmi e trimërisë

Aktuale September 24, 2025 - 10:07

Sot shënohet dyvjetori i rënies heroike të rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Me këtë rast Sindikata e Policisë ka kujtuar me respekt dhe krenari sakrificën e tij, duke theksuar rëndësinë e veprës së tij për vendin.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Sindikata thotë se Bunjaku “ra në krye të detyrës, duke mbrojtur ligjin, sigurinë dhe jetën e qytetarëve tanë”.

“Sakrifica e tij mbetet përjetësisht dëshmi e trimërisë dhe përkushtimit të policëve tanë ndaj vendit dhe popullit”.

“Ngushëllime familjes së tij, kolegëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës. Kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten gjithmonë në zemrat tona”, thuhet tutje në njoftim.