
Paçarizi: As LVV-ja nuk e beson se Hajrulla Çeku fiton në Prishtinë
Aktuale
September 23, 2025 - 22:05
Analisti Rrahman Paçarizi ka thënë që Lëvizja Vetëvendosje nuk beson se kandidati i saj, Hajrulla Çeku, do ta fitojë Prishtinën.
Mirëpo, sipas tij, kandidati i tyre do të marrë një rezultat më të mirë sesa që ata e presin.
“Edhe këtu ka propozuar LVV dikë për të cilin nuk beson se fiton,” ka thënë Paçarizi në Rubikon të Klan Kosovës.
“Vetëvendosje nuk beson që zoti Qeku fiton, mirëpo unë mendoj që rezultati i tij do të jetë më i lartë sesa pritjet e Vetëvendosjes. Do të thotë, ka me e befasu Vetëvendosjen… megjithatë… është një profil i intelektualit që Prishtina e do: nuk është zhurmaxhi, nuk është konfliktuoz, nuk është polarizues”.