
Begaj njofton se në OKB takoi presidentin e Ganës për ta konfirmuar njohjen e Kosovës
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka njoftuar se sot në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara ka takuar presidentin e Ganës, John Dramani Mahama, për ta konfirmuar njohjen e Ganës për Kosovën.
Begaj në X shkroi se Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të pozicionit ndërkombëtar të Kosovës.
“Sot në OKB, u takova me Presidentin e Ganës John Dramani Mahama për të diskutuar avancimin e bashkëpunimit tonë dypalësh dhe shumëpalësh, si dhe për të konfirmuar njohjen e Ganës për Kosovën”, shkroi në Begaj në X.
Today at the UN ë, I met with Ghana’s President @JDMahama to discuss advancing our bilateral and multilateral cooperation, and confirming Ghana’s recognition for Kosova.
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) September 23, 2025
Albania remains commited to Kosova’s strengthening of its international position.
ë pic.twitter.com/W11H6BIVdS