
Osmani takon kryeministrin e Bahamas, theksohet përkushtimi për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe
Aktuale
September 23, 2025 - 19:09
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Bahamas, Philip Davis.
Osmani është shprehur se në këtë takim ka theksuar përkushtimi për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.
“Takim përmbajtësor me kryeministrin e Bahamas, Philip Davis. Shpreha përkushtimin e palëkundur të Republikës së Kosovës për t’i zhvilluar tutje marrëdhëniet dypalëshe me Bahamas si hap i rëndësishëm për shtetet tona dhe qytetarët tanë”, është shprehur tutje Osmani.