
Erjon Veliaj shkarkohet nga detyra të kryetarit të bashkisë së Tiranës
Këshilli bashkiak i Tiranës miratoi sot propozimin për shkarkimin nga detyra të kryetarit të bashkisë së kryeqytetit shqiptar, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit të këtij viti.
Në mbledhjen e sotme këshilli bashkiak votoi pro miratimit të propozimit për shkarkimin nga detyra të Veliajt.
Kërkesa për shkarkimin e kryebashkiakut Veliaj u depozitua nga anëtarët socialistë të këshillit bashkiak, bazuar në nenin 62 të ligjit “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i cili parashikon shkarkimin e një kryebashkiaku nëse ai mungon në detyrë për më shumë se tre muaj pa ndërprerje.
Anëtarët e opozitës në këshillin bashkiak u shprehën se nuk duhej marrë ky vendim pa u dëgjuar më parë vetë kryebashkiaku Veliaj.
Vendimit i sotëm për shkarkimin e Veliajt, i hap rrugën zgjedhjeve të parakohëshme në Tiranë. Mazhoranca socialiste ka paraqitur emrin e Ogerta Manastirliut si kandidate të Partisë Socialiste, në zgjedhjet për bashkinë e Tiranës.
Duke prezantuar Manastirliun si kandidate gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, Kryeministri Rama e cilësoi situatën në kryeqytet si emergjente, pas 7 muajsh mungesë të kryetarit të zgjedhur Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim prej 10 shkurtit 2025.
Kryebashkiaku Erion Veliaj akuzohet nga SPAK për 13 akuza, mes të cilave 9 raste korrupsioni./atsh