
Ish-këshilltari i Clarkut në Hagë: Incidentet pas luftës kanë qenë nga hakmarrja, jo dhunë e organizuar nga UÇK-ja
Aktuale
September 23, 2025 - 15:42
Ish-këshilltari i Wesley Clark, John Duncan, po vazhdon dëshminë në Hagë.
Ai u pyet nga prokurori lidhur me dhunën të cilën pretendojnë se e kanë kryer pjesëtarë të UÇK-së.
Megjithatë, Duncan theksoi se dhuna nuk ka qenë e organizuar.
“Ne nuk kemi pasur dëshmi se ka qenë dhunë e organizuar”, tha ai.
Avokatja e Hashim Thaçit, Nina Tavakoli, lexoi nga kjo deklaratë që Jackson kishte thënë se nuk kishte prova që UÇK-ja të kishte kryer akte dhune ndaj serbëve.
Jackson kishte theksuar se megjithëse nuk përjashtonte mundësinë që disa individë të kenë kryer akte të tilla, nuk kishte prova që këto ishin praktika institucionale të UÇK-së.
Dëshmitari John Duncan u shpreh në përputhje me këtë vlerësim të gjeneralit Jackson.