Më 3 tetor ndërrohet komanda, Ozkan Ulutash sërish në krye të KFOR-it

Më 3 tetor ndërrohet komanda, Ozkan Ulutash sërish në krye të KFOR-it

Aktuale September 23, 2025 - 12:38

Në krye të KFOR-it sërish do të jetë gjeneralmajori turk, Ozkan Ulutash.

Më 3 tetor, në orën 11:00, komandanti në largim Enrico Barduani do t’ia dorëzojë detyrën Ulutashit.

Në ceremoninë e ndërrimit të Komandës do të jetë është admirali Stuart B. Munsch, komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli.

“Gjeneralmajori i Ushtrisë Italiane, Enrico Barduani, do t’ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të Ushtrisë Turke, Ozkan Ulutas”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Ulutashi ka qenë komandat i KFOR-it para Barduanit.