
U përmend në Speciale nga ish-këshilltari i NATO-s, flet Xhavit Haliti: Ai e di se sa i rëndësishëm kam qenë
Emri i ish-deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti, ka qenë tejet i përmendur në dëshminë e ish-këshilltarit të komandantit të Forcave të NATO-s, Wesley Clark, John Duncan.
Me këtë rast kur është paraqitur Xhavit Haliti, Duncani u shpreh se ka qenë një person me interes të veçantë për ta.
Në fotografinë e shfaqur të Halitit me disa nga komandantët e UÇK-së, Duncani fillimisht tha se po hyhet në një çështje shumë të ndjeshme dhe se bëhet fjalë për një person me interes të veçantë për ta.
“Unë e di kush është ky zotëri, dhe ai është një person me interes të veçantë për ne, ka qenë, por nuk jam i sigurt nëse jam i përgatitur ose i aftë ta zbuloj kush ishte ai”, tha Duncani.
Në lidhje me këtë, lajmi.net ka kontaktuar me Xhavit Halitin. Fillimisht në pyetjen për emrin që iu përmend në Hagë, ai tha shkurt: “S’ka asgjë të keqe".
Tutje, Haliti foli për deklaratën e Duncanit që tha se Haliti ka qenë person me interes të veçantë.
“Nuk e di. Ai e di. Nuk e di, nuk e di sa i rëndësishëm kam qenë", tha Haliti në prononcimin e tij.