
Dita e dytë, nis dëshminë ish-këshilltari i NATO-s Duncani
Aktuale
September 23, 2025 - 10:01
Ish-këshilltari i Wesley Clarkut, John Stewart Duncan, është ulur sërish në bankën e dëshmitarit para Dhomave të Specializuara të Hagës.
Ish-diplomati britanik po vazhdon dëshminë e tij që e kishte nisur ditën e djeshme të thirrur nga mbrojta e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Siç kishte dëshmuar ish-diplomati amerikan James Rubin e më pas Paul Williams.
Duncani po ashtu, si dëshmitar i tretë, konfirmoi atë që kishin thënë edhe paraprakët e tij: ish-presidenti Hashim Thaçi kishte një rol politik dhe nuk kishte kompetenca për vendime ushtarake brenda UÇK-së.