Osmani takon ndihmëssekretarin e NATO-s: Ritheksova përkushtimin e Kosovës për anëtarësim
Foto: Facebook

Osmani takon ndihmëssekretarin e NATO-s: Ritheksova përkushtimin e Kosovës për anëtarësim

Aktuale September 23, 2025 - 09:31

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se gjatë qëndrimit në New York ka takuar ndihmëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge.

Osmani ka theksuar se gjatë takimit ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO.

“Gjatë takimit ritheksova mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në vendin tonë, si dhe përkushtimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ajo është duke qëndruar në New York, ku nga 23 deri më 29 shtator do t’i zhvillojë punimet sesioni i 80-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Osmani së fundi ka postuar për disa takime të zhvilluara me komunitetin shqiptar atje. Po ashtu në rrjetet sociale tregoi se ka takuar sekretarin e përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit.