Ibishi: Renditja e Kosovës në “Gallup” pasqyron meritat e qytetarëve
Foto: Laura Hasani

Ibishi: Renditja e Kosovës në “Gallup” pasqyron meritat e qytetarëve

Aktuale September 23, 2025 - 08:15

Nuredin Ibishi, njohës i sigurisë, ka komentuar për Indeksin për Ligj dhe Rend, ku Kosova është renditur e para në Evropë dhe e treta në botë, sipas raportit të organizatës amerikane “Gallup” - “Siguria Globale 2025”.

“Këto rezultate janë për t’u mburrur, pasi përkundër sfidave politike, qytetarët kanë treguar rezistencë dhe kjo pasqyron sigurinë personale”, ka thënë Ibishi në Tëvë1.

Ai ka theksuar se arritjet nuk i takojnë vetëm institucioneve, por kryesisht qytetarëve:

“Unë mendoj që krejt këto rezultate nga ‘Gallup’-i janë merita e qytetarëve, pasi ka më pak se gjashtë muaj që vendi ishte pa Kuvend, dhe megjithatë, qytetarët arritën këto rezultate. Mirëpo, nuk duhet t’i humbim edhe pak meritat e kësaj qeverie”, ka shtuar Ibishi.

Ky koment vjen pas publikimit të raportit, ku Kosova ka marrë 94 pikë nga 100 në Indeksin për Ligj dhe Rend, duke u bërë një nga vendet më të sigurta në botë sipas “Gallup”-it.