
Edi Rama ironizon me Gjykatën Speciale, rikthen videon e Agim Idrizit
Aktuale
September 22, 2025 - 22:59
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ironizuar me Gjykatën Speciale, duke ndarë pjesë nga dëshmia e Agim Idrizit – dëshmitar në rastin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve në Hagë gjatë vitit 2023.
Në videon e publikuar, dëshmitari Agim Idrizi flet për ngjarje që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me akuzat për krime lufte, por përmend raste të zakonshme si vjedhja e druve dhe zhdukja e bagëtive.
“Ej medet vajmedet drejtësia ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit”, shkroi Rama.
Ndryshe, java në Gjykatën Speciale në Hagë nisi me dëshmitarin e ri të mbrojtjes së Hashim Thaçit.
Ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan foli për hierarkinë e UÇK-së dhe për fuqinë që kishin komandantët e zonave.