Rama për menaxhimin e mbeturinave: Vetëm pasi kemi angazhuar kompanitë private janë larguar mbeturinat
Foto: Laura Hasani /Ilustrim

Rama për menaxhimin e mbeturinave: Vetëm pasi kemi angazhuar kompanitë private janë larguar mbeturinat

Aktuale September 22, 2025 - 21:32

 

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka folur për problemin me mbeturina në Prishtinë. Ai ka thënë se PDK-ja me Uran Ismailin dhe Petrit Reçicën, e udhëheqin ndërmarrjen Pastrimi.

Sipas tij, PDK dhe VV kanë vendosur ta heqin nenin që lejonte ndihmë nga sektori privat për pastrimin e qytetit.

“Uranin s’di qysh ka fytyrë me dalë me fol për mbeturina, kur dihet ai me shokun e tij e menaxhojnë Pastrimin. Edhe kur dihet qartë që asamblisti i tij PDK dhe VV kanë votuar me hek nenin me hek sektorin privat me u marrë me pastrimin, është i pafytyrë, kur ai e ka edhe gruan e drejtorit të Pastrimit asambliste. Organizatë e menaxhuar nga Uran Ismaili, Petrit Reçica”, tha Rama në Pressing në T7.