Rama për sheshin “Xhorxh Bush”: Aq dinë aq thonë, nuk zhbllokohet trafiku me hapjen e tij
Foto: Laura Hasani

Rama për sheshin “Xhorxh Bush”: Aq dinë aq thonë, nuk zhbllokohet trafiku me hapjen e tij

Aktuale September 22, 2025 - 21:08

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka folur për sheshin “Xhorxh Bush”.

I pari i kryeqytetit theksoi se hapja e sheshit, nuk e zhbllokon trafikun. Rama tha se kritikët “aq dinë aq thonë”.

“Sheshi Xhorxh Bush nuk e zhbllokon trafikun. Aq dinë aq folin. Trafiku ka qenë më i rënduar para 4 vitesh, nuk zgjidhet trafiku me hapje apo mbyllje të sheshit. Trafiku zgjidhet me unazën e jashtme të kryeqytetit”, tha Rama në T7.