“Kam parë raporte”, Duncani pyetet nëse kishte grupe kriminale që vinin nga kufiri me Shqipërinë në 99-tën

“Kam parë raporte”, Duncani pyetet nëse kishte grupe kriminale që vinin nga kufiri me Shqipërinë në 99-tën

Aktuale September 22, 2025 - 16:02

Ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan po vazhdon dëshminë e tij në Hagë.

Ai u pyet në lidhje me atë se a kishte grupe kriminale që vinin nga kufiri me Shqipërinë në 99-tën.

Duncan u përgjigj se kishte parë disa raporte nga burime të ndryshme në lidhje me këtë.

Pyetje: A keni qenë në dijeni ju nëqoftëse ka pasur grupe kriminale që vinin nga kufiri me Shqipërinë në verë të 99-tës?

“Sigurisht që kam parë disa raporte nga burime të ndryshme në lidhje këtë që sapo e cekët ju”, u shpreh tutje Duncan