Përkujtohen Fehmi e Xhevë Lladrovci me dëshmorët e 22 shtatorit ’98
Foto: Facebook

Përkujtohen Fehmi e Xhevë Lladrovci me dëshmorët e 22 shtatorit ’98

Aktuale September 22, 2025 - 15:00

Me rastin e përvjetorit të 27-të të rënies heroike të Fehmi e Xhevë Lladrovcit, Fatime Hetemit, Shefqet Zekës, Behxhet Karaxhës, Milazim Karaxhës dhe Hamit Lladrovcit, janë bërë homazhe dhe u vendosën lule të freskëta në Memorialin e Dëshmorëve në Gllanasellë.

“Idealet e tyre jetësohen me punë të ndershme, fuqizimin e shtetit e barazi para ligjit”, ka deklaruar Ramiz Lladrovci.

Postimi i plotë i Lladrovcit, pa ndërhyrje:

27 vjet dhimbje e krenari, Feha e Xheva, bashkë në jetë, bashkë në përjetësi. Ata na udhëzuan se cila ishte rruga e lirisë, rruga e fitores, rruga e nderit me përkushtimin e pathyeshëm atdhetar.

Vitet, dekadat dhe shekujt do të rrjedhin, ndërsa liria jonë do të matet me flijimin epik që ia dhuruan kombit. Idealet e tyre jetësohen me punë të ndershme, fuqizimin e shtetit e barazi para ligjit.

Më 22 shtator 1998, me Fehën dhe Xhevën, rrugën e përjetësisë e morën Fatimja, Shefqeti, Behxheti, Milazimi dhe Hamiti.

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Lavdi jetës dhe veprës heroike të Fehmi e Xhevë Lladrovcit, Fatime Hetemit, Shefqet Zekës, Behxhet Karaxhës, Milazim Karaxhës dhe Hamit Lladrovcit!

Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!