Hapet në Irlandë shkolla e parë në gjuhën shqipe

Hapet në Irlandë shkolla e parë në gjuhën shqipe

Aktuale September 22, 2025 - 14:46

Komuniteti shqiptar në Irlandë gëzon hapjen e shkollës së parë shqipe në Dublin.

Shkolla nisi aktivitetin më 21 shtator, ku morën pjesë prindër, nxënës dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar.

Nxënësit e parë morën mësime mbi alfabetin shqip, flamurin kombëtar dhe historinë e shkollës së parë shqipe në Korçë, ndërsa librat me të cilat ato do të mësojnë aktualisht janë ato që ka botuar Qendra e Botimeve për Diasporën.

Megjithë këtë pritet që të tjera materiale mësimore të mbërrijnë nga Ambasada e Shqipërisë në Londër.

Kjo shkollë konsiderohet një hap i rëndësishëm për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare ndër brezat e rinj në diasporë. /a2cnn