
Duncani për deklaratën e Clarkut se s’ka fakte për sulmet e UÇK-së: Unë e kam udhëzuar ta bënte
John Stewart Duncan, ish-këshilltar i gjeneralit amerikan Wesley Clark, foli për një deklaratë të këtij të fundit, i cili kishte thënë se nuk ka fakte për sulmet e UÇK-së.
Duncani u shpreh se ishte ai i cili e kishte udhëzuar ta bënte një deklaratë të tillë dhe se pikëpamjet e tyre përputhen me njëra-tjetrën.
Pyetje: Shohim një artikull në anglisht dhe në shqip. Kjo është një deklaratë e gjeneralit Clark e 14 gushtit, ku flet për dhunën në Kosovë dhe thotë Clark: Nuk ka fakte për sulmet e UÇK-së.
Përgjigje: Komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark, tha gjatë një vizite në Prishtinë se nuk ka fakte që Ushtria Çlirimtare e Kosovës është pas sulmeve që janë kryer kundër serbëve, që kur paqja është nënshkruar me ta në qershor.
Pyetje: Z. Duncan, a ju kujtohet nëse gjenerali Wesley Clark e ka bërë këtë deklaratë në njërin prej udhëtimeve kur e keni shoqëruar dhe ju?
Përgjigje: Unë e kam udhëzuar ta bënte.
Pyetje: A përputhet pikëpamje e tij me tuajën këtu?
“Po”, u përgjigj shkurt ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan.