“Na ndihmuat faleminderit, por ne e fituam betejën” - Duncani tregon se çfarë bisedoi me Çekun
Foto: Laura Hasani

“Na ndihmuat faleminderit, por ne e fituam betejën” - Duncani tregon se çfarë bisedoi me Çekun

Aktuale September 22, 2025 - 11:50

John Stewart Duncan, ish-këshilltari i NATO-s, po vazhdon dëshminë e tij në Hagë.

Ai foli për reagimin e ish-komandantit të UÇK-së Agim Çekut rreth marrëveshjes së çarmatimit të ushtrisë.

Sipas Duncanit, Çeku i kishte thënë se ndihma u kishte ardhur nga NATO-ja, megjithëse betejën e kishin fituar vetë.

Sa i përket marrëveshjes së çarmatimit, Duncani tha se Çeku kishte pohuar se pak punë nga kjo marrëveshje e kishte kryer me kohë.

“Nga një anë, të jepte përshtypjen sikur ishte udhëheqësi i një ushtrie çlirimtare, kështu u prezantua, tha ‘burrat dhe gratë kanë luftuar me Serbinë, ju na keni ndihmuar, faleminderit, por ne e fituam betejën’. Ai e pa dokumentin që e ia dërguam, pasi e lexoi shpejt e shpejt, ai tha se ‘po e prisja diçka të tillë’. Tha ‘dakord, mund të punojmë për këtë gjë, por duhet diskutuar edhe me komandantët e zonave’, dhe tha ‘unë e kam bërë një pjesë të kësaj pune, i kam thënë njerëzve të mi që të mos angazhohen me serbët, u kam dhënë urdhër komandantëve të zonave që të mos angazhohen me serbët, por të qëndrojnë të tërhequr’. Mbajtëm një takim të nesërmen, na tha ‘duhet të bisedojmë me komandantët e zonave, ndryshe nuk bëhet kjo punë’”, deklaroi Duncani.