
Ish-këshilltari i Clarkut në Hagë: Haradinaj ishte i veçantë, si në filmat e Rambos
Aktuale
September 22, 2025 - 11:48
John Duncan po vazhdon dëshminë në Hagë.
Ai e ka përshkruar Ramush Haradinajn si të veçantë, duke e krahasuar me filmat e Rambos.
“Ata konsideroheshin luftëtarë të suksesshëm, donin të mbronin nderin e tyre. Ramushi është karakter i veçantë. Ishte si në filmat e Rambos, kishte emblemë në krah. Fliste goxha, i dëgjohej zëri shpesh”, tha Duncani.