
FSK-ja hap konkurs për 60 ushtarë të rinj nga komunitetet joshumicë
Aktuale
September 22, 2025 - 10:51
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka shpallur një konkurs të ri për rekrutimin e 60 ushtarëve aktivë nga radhët e komuniteteve joshumicë, duke u dhënë mundësi të rinjve dhe të rejave për t'i shërbyer atdheut të tyre.
Kjë iniciativë vjen në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për forcimin e kapaciteteve të FSK-së dhe për të siguruar përfaqësimin e të gjitha komuniteteve në strukturat e sigurisë së vendit.
Të gjithë kandidatët e interesuar janë të ftuar të informohen rreth kushteve të konkursit dhe procedurës së aplikimit përmes faqes zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes.