
Nis dëshminë psikiatri forenzik që e ekzaminoi Naim Murselin
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar seanca e gjykimit në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Në sallë të pranishëm janë të akuzuarit: Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.
Në seancë ka filluar të dëshmojë ish-drejtori i Psikiatrisë Forenzike Shpend Haxhibeqiri, në lidhje me ekspertizën psikiatrike që i është bërë Naim Murselit.
Ndryshe, seanca e fundit në këtë rast ishte mbajtur më 14 korrik, ku dëshmoi pikërisht Leonard Ademaj.
Gjatë deklarimit të tij, ai kërkoi dënim maksimal për dorasin, duke theksuar se vrasja e motrës së tij ishte e planifikuar dhe e egër.
Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023 në fshatin Bërnicë të Prishtinës.
Në mesin e të akuzuarve për këtë krim është edhe ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili dyshohet se ka porositur vrasjen.
Sipas Prokurorisë, Murseli i kishte premtuar Granit Plavës shumën prej 30 mijë eurove për ta kryer vrasjen.
I akuzuar tjetër në këtë rast është edhe Kushtrim Kokalla, i cili dyshohet për përfshirje në organizimin e krimit. /Telegrafi