
Nis dëshminë britaniku i thirrur nga mbrojtja e Thaçit
Aktuale
September 22, 2025 - 09:54
Ka nisur dëshminë britaniku John Stewart Duncan, i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Ky është dëshmitari i tretë që paraqitet në Dhomat e Specializuara të Hagës, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.
Javën e kaluar pata trupit gjykues kishin dëshmuar James Rubin dhe Paul Williams.
Ndryshe, mbrojtja e Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së ka thirrur gjithsej 11 dëshmitarë përpara Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilët do të paraqiten gjatë javëve në vijim.