Vazhdojnë temperaturat e larta, sot deri në 31 gradë në disa qytete
Foto: Laura Hasani

Vazhdojnë temperaturat e larta, sot deri në 31 gradë në disa qytete

Aktuale September 22, 2025 - 07:53

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të sillen rreth 7 deri 11 gradë Celsius, kurse ato maksimale do të arrijnë në 26 e 31 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare.

Temperaturat më të larta sot pritet t’i shënojnë Prizreni, Gjakova dhe Istogu, me 31 gradë Celsius.